Anglia përmbys Norvegjinë dhe siguron gjysmëfinalen
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Anglia përmbys Norvegjinë dhe siguron gjysmëfinalen
744074756_1881798265831900_1311401886719511713_n
12/07/2026 - 08:00
Linku u kopjua

Anglia ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Norvegjinë në çerekfinale me përmbysje, në një ndeshje që u shoqërua edhe me polemika rreth golit të dytë të anglezëve.

Norvegjia ishte skuadra që kaloi e para në epërsi, kur Andreas Schjelderup realizoi në minutën e 36-të. Megjithatë, Jude Bellingham u shndërrua në heroin e Anglisë duke shënuar dy gola – të parin në minutën e dytë të kohës shtesë të pjesës së parë dhe të dytin në minutën e tretë të vazhdimeve, për t’i siguruar ekipit të tij kalimin në katërshen më të mirë të turneut.

Pas golit të parë të Bellinghamit shpërthyen debatet, pasi portieri norvegjez Orjan Nyland protestoi te gjyqtari, duke pretenduar se topi kishte prekur kabllon e kamerës ajrore gjatë aksionit që parapriu golin. Pavarësisht kundërshtimeve, goli u pranua dhe Anglia vazhdoi rrugëtimin drejt gjysmëfinales.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026