Skandal në Itali: Ylli i Interit nën hetim për dyshime të lidhura me prostitucion me të mitur
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Skandal në Itali: Ylli i Interit nën hetim për dyshime të lidhura me prostitucion me të mitur
Inter
01/07/2026 - 10:01
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Milanos në kuadër të një hetimi më të gjerë për një rrjet të dyshuar që lidhet me prostitucionin e të miturve. Bëhet fjalë për një procedurë paraprake hetimore, ndërsa autoritetet italiane po shqyrtojnë rolin e personave të përfshirë në këtë çështje.

Sipas mediave italiane, emri i Bastonit është përfshirë në hetim për shkak të dyshimeve se ai mund të ketë pasur kontakte me një vajzë 17-vjeçare në vitin 2020, e cila dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti eskortash. Megjithatë, vajza në fjalë ka mohuar gjatë dëshmisë së saj se ka pasur një marrëdhënie me futbollistin, ndërsa hetuesit po analizojnë prova të tjera, përfshirë përgjime dhe komunikime të sekuestruara.

Bastoni ka marrë një njoftim zyrtar për hetim dhe pritet të merret në pyetje nga prokurorët. Avokati i tij deklaroi se futbollisti është "shumë i tronditur" nga zhvillimet dhe mohoi çdo shkelje, duke theksuar se klienti i tij nuk ka pasur marrëdhënie me të mitura.

Raportohet se në dosjen e hetimit përmenden edhe emra të tjerë të futbollistëve të njohur të Serie A, por aktualisht ata konsiderohen vetëm si dëshmitarë dhe jo si persona nën hetim. Hetimet vazhdojnë dhe deri në përfundimin e tyre nuk është ngritur asnjë akuzë formale ndaj Bastonit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026