Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka kërkuar që rivaliteti mes Argjentinës dhe Anglisë të mbetet vetëm në fushën e futbollit, pavarësisht historisë së gjatë dhe tensioneve politike mes dy vendeve.
Dy kombëtaret do të përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Atlanta, në një nga rivalitetet më të njohura të futbollit botëror.
“Ky është një ndeshje futbolli. Nuk mund t’i përziej gjërat, sidomos nga respekti për atë që ka ndodhur shumë vite më parë. Ishte një periudhë shumë e dhimbshme në historinë tonë, por nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin”, tha Scaloni.
Ndërkohë, zëvendëspresidentja e Argjentinës, Victoria Villarruel, ka mbajtur një qëndrim më të ashpër, duke theksuar se përballja me Anglinë ka një domethënie më të madhe për popullin argjentinas.Tashmë, Lionel Messi do të përballet për herë të parë në karrierë me “Tre Luanët” në një Botëror, ndërsa Argjentina kërkon të mbrojë titullin e fituar në Katar.
Scaloni gjithashtu ka paralajmëruar skuadrën e tij për rrezikun që paraqesin Harry Kane dhe Jude Bellingham, të cilët kanë shënuar nga gjashtë gola në këtë turne. “Janë dy prej lojtarëve më të mirë në botë. Çdo trajner do të dëshironte t’i kishte në ekip”, u shpreh ai.