​Skandali i gjyqtarëve në Serie A, dalin zhvillime të reja në pah, përfshihet Interi
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Skandali i gjyqtarëve në Serie A, dalin zhvillime të reja në pah, përfshihet Interi
Serie-A
29/04/2026 - 15:39
Linku u kopjua

Zhvillime të reja kanë dalë në pah lidhur me hetimet për skandalin e arbitrimit në Itali, ku në qendër të vëmendjes është shefi i arbitrave, Gianluca Rocchi. Sipas raportimeve nga mediat italiane, ai nuk ka zhvilluar takim me drejtuesit e Interit më 2 prill 2025, ndryshe nga sa ishte dyshuar fillimisht.

Burime të ndryshme bëjnë të ditur se në atë datë janë zhvilluar takime me zyrtarë të tjerë të arbitrimit, të cilat më pas kanë ndikuar në caktimin e gjyqtarëve për ndeshje të caktuara në Serie A. Ndërkohë, Rocchi mbetet nën hetim nga Prokuroria e Milanos për dyshime mbi ndikim në vendimet e sistemit VAR dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve.

Nga ana tjetër, presidenti i klubit zikaltër, Beppe Marotta, ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të klubit në këtë çështje. Deri më tani, nuk ka asnjë provë që lidh drejtues apo lojtarë të Interit me hetimet në zhvillim.

Sipas mediave italiane, përfshirë ANSA dhe “La Stampa”, përgjimet e mbledhjes sugjerojnë se Rocchi ka komunikuar vetëm me gjyqtarë apo pjesëtarë të strukturave të arbitrimit dhe jo me përfaqësues të klubit. Megjithatë, hetimet vazhdojnë dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026