S’ka turizëm pa promovim, institucionet duhet të investojnë më shumë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në edicionin e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit që është mbajtur në kryeqytet, kryetarët e Unionit të Turizmit nga shtetet fqinje theksuan se Kosova duhet të punojë më shumë për zhvillimin e turizmit, pasi sipas tyre, ka potencial jashtëzakonisht të madh të zhvillimit turistik, porse duhet punuar në këtë drejtim.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari tha për KosovaPress se në Kosovë duhet të punojnë për të përmirësuar turizmin rural dhe malor, derisa shtoi se nevojitet punë edhe në përmirësimin e mënyrave të transportit për të shtuar numrin e turistëve.

Edhe kryetari i Unionit të Turizmit në Shqipëri, Rrahman Kasa shpreson se në vitin e ardhshëm Kosova të ketë një dyfishim të numrit të turistëve në panair.

Kasa derisa tha se kryesore në promovimin e turizmit është ndihma nga autoritetet shtetërore, bëri thirrje qeverisë që të ketë më shumë subvencionime në këtë fushë.

“Shpresojmë që vitin tjetër të kemi dyfishin e numrit të shteteve në panairin e turizmit, sepse kjo vjen si rezultat edhe i punës së operatorëve, sektorëve privat të turizmit, punës së Unionit të Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë dhe besoj së do të ketë një rritje dhe do të favorizohet si destinacion, do të jetë destinacion i qëndrueshëm, por që të bëhet duhet promovim, pa promovim turizmi nuk ecën përpara. Ajo që është kryesore është ndihma nga shteti, sepse vet sektori privat i turistëve nuk ia del dot të promovojë të gjithë potencialin që ka çdo shtet tjetër...”, tha Kasa.

Ndërkaq, kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti u shpreh se në vazhdimësi janë duke punuar në promovimin e turizmit në vende të ndryshme.

Hoti tha se duhet punuar më shumë që Kosova të ketë rrjetëzim me më shumë partneritete ndërkombëtare që të vinë sa më shumë turistë në Kosovë.

Në panairin që është mbajtur në Prishtinë nga data 15 deri më 18 mars, kanë marrë pjesë mbi 200 kompani të ndryshme të turizmit nga më shumë se 10 shtete./E/Krasniqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024