S’ka sigurime shëndetësore as nga Qeveria Kurti
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët nuk pritet të kenë sigurime shëndetësore as gjatë këtij mandatit të Qeverisë aktuale të Kosovës. Kjo pas ligji është në debat publik dhe ende nuk është dërguar në Qeveri e më pas në Kuvend për miratim.

Derisa opozita akuzon ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për neglizhencë dhe mosgadishmëri për ta pas këtë ligj, ky i fundit ka treguar se deri ku kanë shkuar me punën në këtë ligj, si dhe çka parashihet në të.

Kryetari i shoqatës së të drejtave të pacientëve, Besim Kodra, në një përgjigje me shkrim, ka thënë se ka një tendencë që sigurimet shëndetësore të fillojnë me blerjen e barnave, gjë që nuk e bënë ndryshimin në sistemin shëndetësorë.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka theksuar se muk është në interes të Qeverisë që Kosova të ketë këtë ligj.

Sipas deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu kjo është një dështim menaxherial i të gjithë atyre që kanë qenë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dhënë detaje se deri ku kanë shkuar  me punën rreth ligjit dhe cka pparashihet në të.

Vetëm në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës arriti ta miratojë Ligjin e ri për sigurime shëndetësore, mirëpo as ky ligj nuk gjeti zbatim.

Pa Sistem Informativ Shëndetësor nuk mund të ketë sigurime shëndetësore. Sistemi Informativ Shëndetësor (SISH) bën gjenerimin, përpilimin, analizimin, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave për sektorin publik dhe privat shëndetësor. Nga viti 2011, Ministria e Shëndetësisë kishte provuar fillimin e zbatimit të këtij sistemi në tri faza, të cilat synoheshin të realizohen deri në vitin 2020. Mirëpo, ky sistem nuk është realizuar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024