S’ka kuorum për të filluar seanca e Kuvendit, deputetët shkojnë në pushim
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum për të nisur seancën e sotme.

Në mungesë të deputetëve kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci mbylli seancën, pasi nuk kishte deputetë mjaftueshëm për të filluar seancën.

Pjesa dërrmuese e deputetëve që munguan ishin nga mazhoranca.

Seanca e sotme ishte e fundit për sesionin pranveror. Deputetët do të shkojnë në pushim deri në javën e tretë të muajit shtator.

Në rend të ditës për shqyrtim sot kanë qenë një mori pikash, përfshirë edhe marrëveshje ndërkombëtare./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024