Dy qytetarë në Viti gjejnë një kuletë me mbi një mijë euro, e dorëzuan në polici
Lexohet për: 1 min.
parat
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy qytetarë në Viti pasi gjeten një kuletë në të cilën kishte edhe mbi një mijë euro para, kanë bërë një veprim ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare duke e dorëzuar atë në polici. Ndërsa, policia ka identifikuar personin që i kishte humbur portofolio, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer.

“Sot (e premte) rreth orës 12:00 kanë ardhur në Stacionin Policor në Viti dy qytetarë dhe deklarojë se në rrugën “Adem Jashari” në Viti kanë gjetur një portofol me 1030 euro si dhe dokumente personale. Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arrit me e identifikuar personin që i kishte humbur portofolio, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është  kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishte edhe qytetaret që e kishin gjetur portofolin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas raportit, pronari i kuletës falënderoi policinë dhe palët qe i kanë kthyer portofolion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025