Euro 2024 po fillon, Artmotion e sjell ekskluzivisht në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
art motion
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Pritjeve për fillimin e ngjarjes më të madhe të vitit, EURO 2024, duket se u erdhi fundi. Kanë mbetur tani jo javë, jo ditë, por pak orë deri në fillimin e ndeshjes së parë të EURO 2024. Ky spektakël, një nga eventet më të rëndësishme dhe emocionale për futbolldashësit në të gjithë botën, fillon zyrtarisht të premten më 14 qershor 2024.

Tani në Gjermani kanë zbarkuar gati të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse të EURO 2024, përfshirë edhe kombëtaren e Shqipërisë, e cila sivjet për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër është ndër pjesëmarrëset në EURO 2024.

Në Kosovë, EURO 2024 e sjell ekskluzivisht Artmotion, ku do të transmetohen në Klan Kosova dhe kanalet Sport 1-6, emocionet e tifozëve nga të gjitha fushat e futbollit dhe të gjitha lojët për 1 muaj rresht. Përveç ndeshjeve, gjithashtu çdo natë dhe pas çdo loje, Artmotion dhe Klan Kosova do të ofrojnë përmbledhje, analiza dhe raporte të detajuara nga analistët tanimë të dëshmuar, ekspertë të futbollit, por edhe tifozë të cilët do të ftohen në studiot tona. Këto analiza dhe komentime do të na ndihmojnë që t’i analizojmë lojët e ditës, ekipin më të mirë, lojtarin më të mirë, dhe parashikimet për finalistët e EURO 2024.

Si do të rangohet kombëtarja e Shqipërisë? A do ta kalojë fazën e grupeve? Kush do të shkojë në finale? E gjithë kjo mbetet për t’u përcjellë nga data 14 qershor deri më 14 korrik në Klan Kosova dhe kanalet Artmotion Sport 1-6.

KAMPIONATI NUK KQYRET VET!
Topi çdo natë, 1 muaj, në çdo familje vetëm përmes Artmotion
ARTMOTION dhe EURO 2024

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024