Rriten këmbimet tregtare me Shqipërinë, Llugaliu tregon se a ka kontrabandë nga Serbia
Lexohet për: 2 min.
llugaliu-170624
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu ka deklaruar se në dy vitet e fundit ka rënie të kontrabandës në pjesën veriore të vendit, derisa shton se sundimi i ligjit në atë pjesë është i shtrirë në mënyrë efikase. Llugaliu ka thënë po ashtu se masa e sigurisë ndaj mallrave serbe e vendosur një vit më parë, ka ndikuar që të mos ketë kontrabandim të armatimit dhe pajisjeve tjera nga Serbia.

Drejtori Agron Llugaliu në një intervistë për KosovaPress thekson se pas vendosjes së masave të sigurisë nga qeveria, ka rënie të importit nga Serbia për rreth 70 për qind, ndërsa shton se ka rritje të importit nga ana e Shqipërisë për rreth 25 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Përveç që ka rënë kontrabanda, Llugaliu thotë se janë realizuar edhe aktivitete tjera që kanë përfshirë edhe pjesën tjetër të vendit.

Ndërkaq, thotë se rreth 70 për qind ka reduktim të importit të përgjithshëm nga Serbia.

Llugaliu thotë se e rëndësishme në këtë drejtim është që masa e sigurisë ka qenë efikase duke treguar që nuk kanë pasur infiltrim ose tentim të kontrabandimit të armatimit dhe pajisjeve tjera.

Sa i përket importit me Shqipërinë, Llugaliu thotë se ka rritje prej 25 për qind në katër mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor nga Qeveria e Kosovës, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Më vonë Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/bie-importi-i-mallrave-nga-serbia-rafuna-produktet-serbe-po-zevendesohen-nga-shqiperia

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024