Sinner mbron titullin në Wimbledon dhe shkruan histori
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sinner mbron titullin në Wimbledon dhe shkruan histori
New Project - 2026-07-13T142804.041
13/07/2026 - 14:29
Linku u kopjua

Jannik Sinner konfirmon dominimin e tij në tenis, duke mbrojtur me sukses titullin në Wimbledon dhe duke fituar trofeun e pestë Grand Slam në karrierë.

Italiani e mbylli turneun me një paraqitje bindëse, duke lënë pas dyshimet që lindën pas zhgënjimit në Roland Garros.

Rrugëtimi i tij në Londër nuk nisi lehtë, pasi në raundin e parë u detyrua të përmbyste rezultatin ndaj Miomir Kecmanoviqit, madje duke vazhduar ndeshjen edhe pas një dëmtimi në këmbë.

Në gjysmëfinale ai dominoi Novak Djokovicin me rezultat 6-4, 6-4, 6-4, ndërsa në finale mposhti Alexander Zverevin me 6-7(7), 7-6(2), 6-3, 6-4, duke ruajtur kurorën në All England Club.

Me këtë sukses, Sinner arriti në pesë tituj Grand Slam, u bë vetëm lojtari i katërt në epokën e renditjes ATP që mbron Wimbledonin si numri një në botë dhe regjistroi fitoren e 100-të në turnetë Grand Slam.

"Të luash një finale Grand Slam është gjithmonë diçka e veçantë dhe e rrallë. Nuk e marr kurrë asgjë si të mirëqenë", deklaroi Sinner pas triumfit.

Edhe Novak Djokovic pranoi epërsinë e rivalit italian, duke thënë: "Ishte një mësim tenisi në stilin klasik", pas humbjes në gjysmëfinale.

Me këtë triumf, Sinner vazhdon të mbajë me autoritet vendin e parë në renditjen botërore dhe konfirmon se aktualisht është tenisti më dominues në fushat me bar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026