Bien çmimet e naftës nga shpresat për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bien çmimet e naftës nga shpresat për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran
nafta 900x600
25/05/2026 - 09:54
Linku u kopjua

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet aziatike të aksioneve janë rritur. Kjo për shkak të shpresave për një marrëveshje që mund t’i japë fund luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Të hënën në mëngjes në Azi, standardi global i naftës Brent ra me 5.5%, duke shkuar në 97.90 dollarë (72.64 paund), ndërsa nafta bruto e tregtuar në SHBA ra me 5.8%, në 90.99 dollarë.

Indeksi i bursës Nikkei 225 në Japoni u rrit mbi nivelin 65,000 për herë të parë, pasi fitoi 2.9%, falë shpresave se ngushtica do të rihapej së shpejti, transmeton KosovaPress.

Të shtunën, presidenti amerikan Donald Trump tha se një marrëveshje me Teheranin ishte “negociuar kryesisht” dhe se detajet do të shpalleshin së shpejti, por një ditë më pas ai i kërkoi ekipit të tij negociues të mos nxitohej me arritjen e marrëveshjes.

Trump kishte deklaruar më parë se marrëveshja do të përfshinte rihapjen e rrugës detare strategjike të Ngushticës së Hormuzit, pa dhënë më shumë detaje.

Kjo rrugë e ngushtë ujore, përmes së cilës zakonisht kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë, është mbyllur praktikisht që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026