“Lëmosh” e “fushatë elektorale”, kështu po cilësohet rritja e pagave prej 55 eurove për punëtorët e sektorit publikë. Disa Federatat sindikale në vend shprehen të pakënaqura me këtë ngritje, të njëjtit vlerësojnë se kjo rritje është e pamjaftueshme. Derisa, një prej sindikatave më të mëdha në vend, ajo e shëndetësisë ka shprehur pakënaqësit e tyre me këtë rritje dhe paralajmëron grevë dhe protestë në ditët në vijim, raporton KosovaPress.
Ani se pagat e muajit janar u ekzekutuan me rritje prej 55 euro, SBASHK-u thotë se kjo qeveri do të ndëshkohet me votë në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt.
Imeri paralajmëron grevë dhe protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Edhe, Muharrem Beka nga Sindikata e Zjarrfikësave shprehet i pakënaqur me këtë rritje.Sipas tij, nga pakënaqësitë për paga dhe të drejta për punë, 200 mijë qytetarë e kanë lëshuar Kosovën.
Qeveria e Kosovës, pesë muaj më parë ka marrë vendim që paga minimale të jetë 350 bruto në muaj. Ky vendim sipas Qeverisë ka hyrë në fuqi më 1 tetor 2”24, derisa kryeministri Albin Kurti pati theksuar se nga ky vendim do të preken mbi 150 mijë të punësuar, kryesisht në sektorin privat.
Përveç kësaj me ligjin për buxhetin 2025 që është publikuar më 12 dhjetor 2024 në Gazetën Zyrtare pas miratimit në dy leximet në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në nenin 33 vendoset për të gjithë të punësuarit në sektorin publik rritje të pagave për 55 euro nga janari, dhe për 55 euro tjera nga muaji korrik 2025.
https://kosovapress.com/nga-janari-rriten-pagat-per-sektorin-publik