Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga janari i vitit të ardhshëm të rris pagat për punonjësit e sektorit publikë për 55 euro në muaj, ndërsa nga korriku do të ketë rritje për 110 euro.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili në një konferencë për medie foli për të arriturat dhe projektbuxhetin për vitin 2025.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se gjatë qeverisjes së tij pagat po rriten secilin vit, për dallim nga qeverisjet e kaluara kur rritja e pagave ndodhte vetëm një herë brenda mandatit apo vetëm në kohë të fushatës zgjedhore.
Sipas tij kjo rritje e buxhetit nuk është arritur duke rritur shkallën tatimore, por duke luftuar kontrabandën, shtrënguar kontrollin, dhe duke shtrirë barrën tatimore edhe tek ata të cilët konsideroheshin më të fort se shteti.
Arsyeshmërinë për këtë rritje të pagave për shërbyesit publikë e cila do të aplikohet nga fillimi i vitit të ardhshëm e dha ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Por ai beson se buxheti 2025 nuk do të bëhet pjesë e betejës politike për fushatë zgjedhore.
Tutje, Kurti foli edhe për numrin e të punësuarave për çka tha se deri më tani janë shtuar mbi 75 mijë vende të reja të punës. Ekzekutivi muajin e kaluar ka rritur edhe pensionet për 20 për qind.