Sindikata e Trepçës reagon ndaj Qeverisë: Mos i dënoni minatorët
Lexohet për: 2 min.
trepcamin
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ndaj Qeverisë për çështjen e pagave dhe zhvillimeve në Trepçë. Në reagim thuhet se: Duke pas parasysh gjendjen në të cilen ndodhemi minatorët gjithmone kane qene dhe jane te gatshem per llogaridhenie, por se pari nuk jemi ne minatoret ata te cilet duhet te japim llogari per menxhimin dhe financat e ndermarrjes.

“Minatorët e kanë dëshmuar me punë dhe përkushtim obligimin që e kanë pasur, pra prodhimin sa më të lartë edhe pse pa kushtet elementare për punë siç është siguria në punë që çdo herë kemi qenë të rrezikuar. Ata të cilët duhet të japin llogari në vijë të parë është menxhmenti dhe bordi të cilët gjithmonë i ka emruar Qeveria, pra aty është vendi ku duhet kërkuar përgjegjesia dhe llogaridhenia”, thuhet në reagim.  

Më tej thuhet se: “Si përgjigjien më të mirë nëse nuk e dini jua ka dhënë Zyra Kombetare e Auditimit që në ndërmarrjen Trepça SH.A ka pasur keqmenaxhim në të gjitha pikat e auditimit. Mjaft më është koha që të reflektoni ju si qeveri, sepse ne si minatore ju kemi paralajmruar shumë kohë më parë, paknaqesinë tonë jemi munduar t’ua shfaqim edhe me ngujimin në minierë e me greva , por si duket as kjo nuk paska mjaftuar”.

“Kuptojeni nuk  jemi duke kërkuar diqka jo legjitime, po e kërkojmë shpagimin e mundit tonë, pra pagën që buron nga Ligji i Punës. Mos i denoni minatorët, kërkoni llogaridhnie nga ata që keqmenaxhuan”, thuhet në fund të reagimit sindikatës.

Janë bërë gati tri javë ditë nga hyrja në grevë e minatorëve të minierës së Stan Tërgut të ndërmarrjes publike “Trepça”, për shkak të mosrealizimit të pagave të muajit qershor dhe shujtave ushqimore.

https://kosovapress.com/16-dite-nga-greva-ne-trepce-shkaku-i-mos-ekzekutimit-te-pagave-mijera-euro-humbjet-ditore

https://kosovapress.com/minatoret-pa-paga-sindikata-qeveria-nuk-ka-interesim-per-fatin-e-minieres

https://kosovapress.com/minatoret-pa-paga-qeveria-ka-nje-pergjigje-per-ta

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024