Sot janë bërë 16 ditë nga hyrja në grevë e minatorëve të minierës së Stan Tërgut të ndërmarrjes publike “Trepça”, për shkak të mosrealizimit të pagave të muajit qershor dhe shujtave ushqimore. Kështu është deklaruar për KosovaPress, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, duke thënë se në mungesë të pagës dhe shujtave minatorët nuk kanë pranuar të kthehen në vendet e tyre të punës.
Ndërmarrja nuk ka dhënë afat për realizimin e pagesave duke thënë se po mundohen ta zgjidhin këtë situatë sa më shpejtë, derisa me mungesën e minatorëve në punë, “Trepça” humb rreth 30 mijë euro në ditë.Januzi ka njoftuar poashtu se minatorët grevën nuk janë duke e zhvilluar në minierë për shkak të ruajtjes së shëndetit të tyre.
Zyrtarja për komunikim me publikun nga ndërmarrja Trepça Donika Osmani Mehmeti, tha se kjo ndërmarrje ndodhet në një situatë të pa favorshme për atë arsye pagat nuk po ekzekutohen me kohë.
Ajo ka thënë se humbjet ditore të ndërmarrjes për çdo ditë të grevës së minatorëve të Trepçës është rreth 30 mijë euro.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...