Sindikata e Policisë: Suspendimet pa bazë të zyrtarëve policorë dëmtojnë institucionin
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sindikata e Policisë: Suspendimet pa bazë të zyrtarëve policorë dëmtojnë institucionin
Policia-e-Kosoves1111
27/02/2026 - 16:24
Linku u kopjua

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj lidhur me suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë ne Gjakovë nga Inspektorati Policor i Kosovës, duke e konsideruar këtë veprim si të ngutshëm dhe jo adekuat për rrethanat e rastit.

Sindikata thekson se suspendime të tilla dëmtojnë rëndë institucionin e Policisë, gjë që ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke krijuar mungesë të fuqisë punëtore në stacionet policore, si dhe në cenimin e autoritetit dhe besueshmërisë së organit të sigurisë.

“Pa dashur të ndërhyjë në kompetencat dhe pavarësinë institucionale të Inspektoratit Policor të Kosovës, Sindikata, duke u bazuar në audio incizimin e publikuar në media dhe pas analizimit të plotë të ngjarjes, ka vlerësuar se zyrtarët policorë të suspenduar kanë kryer detyrën e tyre me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.

Sipas të dhënave të bëra publike, zyrtarët policorë janë kërcënuar me jetë në vendin e tyre të punës, përkatësisht në stacionin policor, në prani të dëshmitarëve – zyrtarë policorë. Në audio incizim dëgjohet i dyshuari duke përcaktuar edhe kohën e mundshme të sulmit ndaj zyrtarëve policorë. Për këtë arsye, me të drejtë ai është trajtuar si i dyshuar për veprat penale të kërcënimit dhe pengimit të personit zyrtar në kryerje të detyrës, dhe me urdhër të prokurorit është caktuar masa e paraburgimit.

Po ashtu, ekziston dyshimi se audio incizimi i publikuar është i shkëputur në pjesë dhe jo i plotë, i shkëputur nga i dyshimti. Ku Sipas legjislacionit në fuqi, asnjë audio incizim i paautorizuar dhe i pa urdhëruar nga organet kompetente nuk mund të konsiderohet provë ligjore ne asnjë rast e as ne raste konkret.

Andaj, Sindikata e Policisë së Kosovës i bën thirrje Inspektorati Policor që të rishqyrtojë vendimin dhe të mundësojë kthimin e menjëhershëm në detyrë të zyrtarëve policorë, pasi konsideron se ata në këtë rast kanë qenë viktima të kërcënimit me jete nga i dyshuari dhe kanë vepruar në përputhje me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026