Sindikata e aktorëve të Hollywoodit “Sag-Aftra” dakordohet t'i jep fund grevës katërmujore
Lexohet për: 2 min.
fgwqgwg
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aktorët amerikanë pritet të rifillojnë punën pasi sindikata e tyre ra dakord për një marrëveshje paraprake me studiot e Hollywoodit për t'i dhënë fund një greve katërmujore.

“Sag-Aftra” arriti marrëveshje me Aleancën e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit (AMPTP) në një votim unanim. Mbyllja - e kombinuar me një grevë të veçantë të shkrimtarëve - paralizoi industrinë e argëtimit dhe ndërpreu shumë filma dhe shfaqje televizive të mëdha. Aktorët kanë bërë thirrje për paga më të mira dhe masa mbrojtëse për përdorimin e inteligjencës artificiale.

Aktorët e kanë mirëpritur marrëveshjen, me Zac Efron që e përshkroi atë si "të pabesueshme" në premierën e filmit të tij “The Iron Caw”.

Sindikata tha se marrëveshja vlerësohej në më shumë se 1 miliard dollarë (814 milionë funte) dhe përfshinte rritje të pagave minimale, një bonus të ri "pjesëmarrjeje në transmetim" dhe më shumë mbrojtje kundër imazheve dhe zërave të tyre që replikohen nga inteligjenca artificiale. /BBC

Ceremonia “Emmy Awards” shtyhet për shkak të grevave të ”Hollywood”-it - KosovaPress

Greva SAE: Aktorët e Hollivudit largohen për shkak të pagave dhe shqetësimeve të AI - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025