Hudhra është një nga bimët më të vjetra të kultivuara në botë dhe mund të gjendet pothuajse në çdo kuzhinë.
Megjithatë, nuk është vetëm një shtesë e shkëlqyer për vaktet tuaja, por edhe një ushqim shumë i shëndetshëm.
Hudhra është jashtëzakonisht ushqyese, ka një efekt pozitiv në nivelet e sheqerit në gjak, ul sintezën e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ka një efekt antiinflamator dhe kujdeset për shëndetin e traktit gastrointestinal.
Një numër veçanërisht i madh i vetive shëruese fshihen te hudhra për shkak të përbërjes së fuqishme alicin, e cila normalisht mbron bimën nga bakteret dhe kërpudhat.
Hudhra është mirë të hahet e gjallë dhe të paktën tre thelpinj në ditë.
Përpara se ta hani, shtypeni për të stimuluar një reaksion enzimatik që prodhon alicinë, përbërësi që e bën hudhrën kaq të shëndetshme.
Shumë njerëz e shmangin hudhrën për shkak të erës së saj. Por është pikërisht ky përbërës ‘aromatik’ që i jep hudhrës vetitë kuruese.
Nëse jeni të shqetësuar për erën e keqe të gojës, mund ta zgjidhni duke përtypur gjethe majdanozi ose kokrra kafeje.