Drejtori i organizatës Gjeopost, Gynen Venhari thotë se autoritetet shtetërore kosovare duhet të kenë strategji të veçantë për luftimin e propagandës dhe dezinformimit rus. Sipas tij, gjatë vitit 2024, Rusia ka përdorur një narrativë të re dezinformuese kundrejt Kosovës. Apelon për kujdes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, e cila zyrtarisht ka filluar të shtunën.
Venhari në një intervistë për KosovaPress, thotë se tash e 25 vite propaganda ruse ndaj Kosovës është konsistente.
Spastrimi i serbëve nga Kosova po konsiderohet një taktikë e re propaganduese që Rusia dhe Serbia e kanë shfrytëzuar për dezinformim.
Njohësi i çështjeve të dezinformimit dhe ndikimit rus në Ballkan, Gynen Venhari po ashtu tha se Kosova vazhdon të jetë vatra më kritike në Ballkan që po atakohet nga dezinformomi rus.Meqenëse dje në Kosovë edhe zyrtarisht nisi fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit,drejtori i organizatës Gjeopost, Gynen Venhari bënë thirrje që të mos ketë polarizime.
Madje, ai kërkon që edhe mediat të jenë më të kujdesshme në verifikimin e lajmeve.