Rama: TikToku është rrezik për sigurinë e vendit e të fëmijëve tanë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6575bd93-b605-4ea1-bdf8-b531bfa8f8ff
1 orë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e sotme ka përmendur edhe vendimin e Qeverisë shqiptare për ta mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri, duke thënë se është një burim serioz rreziku për sigurinë e vendit e të fëmijëve tanë.

Megjithatë, Rama para mediave, tha se edhe më i rrezikshëm është llumi i politikës së shpifjeve e të gënjeshtrave.

“TikToku është një burim serioz rreziku për sigurinë e vendit e të fëmijëve tanë, por ende më i rrezikshëm se llumi i prurjeve të TikTokut në ekranet e celularëve, është llumi i politikës së shpifjeve e të gënjeshtrave, i akuzave, sharjeve e sherreve politike e mediatike, që nuk u lënë gjë mangut grindjeve të rrugaçëve të lagjes, ku më të vegjëlit e më të rinjtë e kësaj shoqërie, janë edhe hallka më kollaj e prekshme nga kultura e ulët që fut në dejet e njerëzve ai llumë. TikTokut do t’ia mbyllë derën e Shqipërisë për të paktën një vit qeveria, ndërsa këtij llumi duhet t’ia mbyllni dyert të gjithë ju, duke nisur nga dera e parlamentit të ardhshëm”, tha ai.

Rama i bërë këto komente duke iu kundërpërgjigjur kritikave personale ndaj tij dhe familjes së tij nga drejtues të Partisë Demokratike. Ai tha se e kanë bërë skizofren, homoseksual, biseksual, me 200 banesa, dhunues të grave, madje edhe të nënës së tij, e plotë akuza tjera, por shtoi se asnjëra nuk qëndron.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025