Si dhe çka raportonte Jelena Gjukanoviq për projektet amerikane te sherbimi sekret serb
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Si dhe çka raportonte Jelena Gjukanoviq për projektet amerikane te sherbimi sekret serb
Komunikime të reja të të akuzuarës për spiuazh, Jelena Gjukanoviq janë bërë publice të enjten në mbrëmje.
Nga këto komunikime të cilat u publikuan gjatë emisionit “Debat Plus”, është dëshmuar edhe njëherë aktiviteti i saj në bahskëpunim me BIA-n serbe.
Komunikimet në fjalë dëshmojnë sesi ish-zyrtarja e OSBE-së kishte vënë në shënjestër organizatat prestigjioze amerikane që operojnë në Kosovë, si National Democratic Institute (NDI) dhe National Endoëment for Democracy (NED), duke i paraqitur ato para BIA-s si "provokatore të trazirave", "Fshihen pas trazirave", transmeton KosovaPress.
Gjuha e Gjukanoviq kundër Uashingtonit
Në këto dëshmi të cilat u prezantuan mbrëmë në kuadër të “Debat Plus” Gjukanoviq e udhëzon agjentin e BIA-s, Aleksandar Vlajiq, mbi aktivitete derisa i fliste për hulumtime me rekomandime për Qeverinë e Kosovës dhe Listën Serbe.
Dëshmitë e reja të siguruara nga dosja e spiunazhit tregojnë se Jelena Gjukanoviq ka raportuar te agjenti i BIA-s, Aleksandar Vllajiq, edhe për eprorin e saj të drejtpërdrejtë, amerikanin Jeff Bieley, duke e etiketuar atë me gjuhë fyese dhe duke tentuar ta lidhë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).