Gjeneratorët u rindezën në Prishtinë e zona të tjera të vendit, këtë të mërkurë.
Kjo, për shkak të reduktimeve në furnizimin me energji elektrike.
Të njëjtën e ka konfirmuar edhe KESCO, si furnizuese e konsumatorëve me energji elektrike.
Si pasojë, disa lagje në kryeqytet për kanë mbetur pa rrymë për disa orë, paraditën e së mërkurës.
Në këto rrethana, qytetarët janë shumë të pakënaqur.
Qytetari Hasim Ademi deklaroi shkurt se Kosova është në gjendje të rëndës, ndërsa fajtor e sheh shefin e qeverisë.
Qytetari Sabri Rexha e sheh si shqetësuese mungesën e rrymës në kohën kur kanë rënë temperaturat, ndërsa kritikon pse nuk pati investime në këtë sektor.
“Tek unë personalisht ka pas rrymë nuk kam pasur telashe por po dëgjoj që disa po vuajnë në këtë të ftohtë vetë fakti që pushteti nuk bëri asgjë për të bëre hermotelektranë të reja diçka ndërtim , nëse mbetemi duke marruar vetëm nga të tjerët dhe për ta caktuar çmimin e marrjes kjo nuk po më duket në rregull”, thotw ai.
Qytetari Nexhmedin Sylejmani thekson se gjendja është shumë e vështirë, pasi kanë mbetur pa energji elektrike për disa ditë, gjë që e ka rënduar jetesën e tyre.
Qytetari Rushit Rrecaj, ndërkaq bashkëndjen me të tjerët, ani se vet nuk është përballur me mungesën e energjisë elektrike.
“Keq jo mirë por unë kam rrymë këtu në banesë keq shumë keq, unë nuk mund të ndryshoj asgjë por duhet të ndryshojnë këta që e udhëheqin shtetin... Po duhet t'i rregullojnë këto gjëra, tjetër nuk ka asgjë këtu.”