Shtyhet prezantimi i Mourinhos në Madrid për shkak të zgjedhjeve
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shtyhet prezantimi i Mourinhos në Madrid për shkak të zgjedhjeve
Çdo gjë ishte e gatshme dhe e planifikuar që Jose Mourinho të prezantohej gjatë ditës së hënë, mirëpo procesi i zgjedhjeve presidenciale në klub e ka pezulluar këtë vendim.
Sipas gazetës prestigjiozes portugeze Record, presidenti aktual Florentino Pérez po përballet me një sfidë të fortë në këto zgjedhje nga kandidati Enrique Riquelme, i cili sot ka hapur edhe shtabin e tij elektoral pikërisht përballë stadiumit "Santiago Bernabéu".
Nëse nuk do të ishte për rivalitetin e Riquelmes, Pérez do të rizgjidhej automatikisht dhe emërimi i Mourinhos do të bëhej zyrtar sot.
Si pasojë e kësaj situate, "Special One", i cili u rikthye dje në Lisbonë, do të duhet të presë të paktën deri më 7 qershor, datë kur pritet të shpallen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve.
Gjithashtu, mediat bëjnë me dije se nëse Florentino Pérez nuk i fiton këto zgjedhje, mbetet tërësisht e pasigurt nëse Real Madridi do të vazhdojë me planin për rikthimin e Mourinhos.
KosovaPress