Shteti sekuestron 9 makina, dyshohet se u përfituan me mashtrim kompjuterik
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shteti sekuestron 9 makina, dyshohet se u përfituan me mashtrim kompjuterik
sistemi prokurorial
06/05/2026 - 18:33
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga Departamenti i Përgjithshëm, ka sekuestruar nëntë automjete që dyshohet se janë përfituar përmes veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Sipas një njoftimi, automjetet e sekuestruara janë të markave të ndryshme, përfshirë tre vetura të tipit “Seat Leon”, dy “Volksëagen Polo”, një “Golf 8”, një “Audi A6”, një “Volksëagen Jetta” dhe një “Peugeot 2008 Allure”.

Prokuroria ka bërë të ditur se për këtë pasuri është lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm, me qëllim sigurimin e saj deri në përfundim të procedurës penale.

Sipas autoriteteve, automjetet dyshohet se janë përfituar përmes veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, të paraparë me nenin 277/K të Ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë theksoi se, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari kriminale.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026