Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se
Dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, derisa ka shtuar se vendit i duhet një tjetër rrëfim.
“Të gjithë këta kanë një shtëpi të përbashkët, Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai, transmeton KosovaPress.
Të institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike.
Prandaj, do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët. Një projekti që tejkalon secilin prej nesh. Që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës. Ato në kohë krizash e përballë fateve të mëdha të së ardhmes, bëhen krejtësisht të parëndësishme.
Do ta bëjmë!