Haxhiu dhe Sveçla arrijnë në selinë e VV-së, dëgjohen duke thënë: “Urime fitorja!”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu dhe Sveçla arrijnë në selinë e VV-së, dëgjohen duke thënë: “Urime fitorja!”
Tek selia e Lëvizjes Vetëvendosje kanë arritur U.d e presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri në detyrë, Xhelal Sveçla. Të dy nuk kanë pranuar të deklarohen para mediave.
Megjithatë, sipas raportimit të KosovaPressit nga vendi i ngjarjes, gjatë hyrjes në objekt janë dëgjuar duke thënë “Urime fitorja!”, në pritje të rezultateve nga zgjedhjet e sotme lokale.
Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje prezentë janë vetëm mediat, ndërsa priten rezultatet dhe reagimet e zyrtarëve të partisë pas përmbylljes së procesit zgjedhor.
Rikujtojmë se sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të vitit 2025, kishte marrë 487,077 vota ose 51.10%. Po në këto zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës kishte marrë 192,434 vota ose 20.19%. Lidhja Demokratike e Kosovës, 126,163 vota 13.24%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 52,423 vota ose 5.50%.
Kurse, në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 396 787 vota ose 42,30%. Partia Demokratike e Kosovës 196 474 vota ose 20,95%. Lidhja Demokratike e Kosovës 171 357 vota ose 18,27% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka qen në koalicion me Nismën Socialdemokrate, 66 256 vota ose 7,06%.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.