Ukraina duhet të konsiderojë uljen e kufirit të moshës për shërbimin ushtarak në 18-vjeç, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.
Zyrtari tha për media se Ukraina nuk po mobilizon apo trajnon mjaftueshëm ushtarë të rinj për të zëvendësuar të vrarët dhe të plagosurit në fushën e betejës.
Në prill, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi një ligj që ul kufirin e moshës për mobilizimin për detyrë luftarake nga 27 në 25. Kjo rrit numrin e civilëve që ushtria mund të mobilizojë sipas ligjit ushtarak që ka qenë në fuqi qëkur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës, por kjo mund të zbehet pasi Donald Trump të merr detyrën në janar.Ndërsa Biden është ende në detyrë, SHBA do të vazhdojë të furnizojë Kievin me predha artilerie, raketa, automjete dhe sisteme armësh për të mbështetur operacionet luftarake, si dhe me interceptues kundërajror, tha një zyrtar i lartë i administratës Biden.