Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës: Kemi një plan lufte rus
Lexohet për: 1 min.
5538845-taemni-documenty-rosiyan--4--original
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase pretendon se ka rënë në zotërim të planit të luftës ruse të Brigadës 810 Detare të Flotës së Detit të Zi, sipas të cilit, ideja ishte të nënshtronte Ukrainën në 15 ditë, shkruan "Pravda" e Ukrainës.

Këto dokumente u publikuan fillimisht më 18 janar dhe “Pravda” citon si burim Shtabin e Përgjithshëm të Ukrainës, i cili i publikoi dokumentet në Facebook.

Sipas informacioneve sekrete, plani për luftën në Ukrainë ishte që vendi duhet të bjerë brenda 15 ditësh, nga 20 shkurti deri më 6 mars, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës.

“Ne po u themi një gjë agresorëve rusë: lini pajisjet dhe dokumentet tuaja sekrete në shtëpi, sepse nëse i marrim do të jetë mirë për avokatët tanë dhe për Hagën”, shtoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025