Shqipëria hapi kapitujt e parë për anëtarësim në BE, Kurti: I gëzohemi fort kësaj arritjeje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi një kapitull të ri e vendimtar. Kështu ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti po ashtu iu gëzua fort kësaj të arriture të Shqipërisë.
“I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi. Bashkimin Evropian e kemi qëllim të përbashkët me Shqipërinë, jo vetëm si cak anëtarësimi, por edhe si vlerë e shoqërive tona demokratike, mirëqenie për qytetarët tanë dhe orientim i dy shteteve tona. Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kurti në Facebook.
https://kosovapress.com/rama-ne-do-ta-bejme-gati-shqiperine-per-be-brenda-vitit-2030