Fushata, VV zotohet për investime më të mëdha në mbrojtje
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit, VV zotohet për investime më të mëdha në mbrojtje
1 orë më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur zyrtarisht sonte fushatën zgjedhore në Gjakovë me premtimet për më shumë punësime, mbështetje për ndërmarrjet dhe investime në mbrojtje.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti tha se me Vetëvendosje në pushtet “Kosovën e pavarur e bëmë të pavarur edhe nga korrupsioni i politikanëve të vjetër dhe nga pazaret e vjetra me Serbinë”.

"Për rininë e kemi punësimin, për gratë barazimin, për fëmijët shtesat, për opozitën e kemi opozitën, për Serbinë e kemi policinë e ushtrinë, për pleqtë pensionin, dhe për të gjithë e kemi shëndetësinë. Pra, secili në vend të vetit. Me neve në qeveri, me qeverisjen tonë partnerja kryesore tregtare në rajon është Shqipëria dhe orientimi ynë është evropian dhe euroatlantik. Me qeverisjen tonë Kosovën e pavarur e bëmë të pavarur edhe nga korrupsioni i politikanëve të vjetër dhe nga pazaret e vjetra me Serbinë...Ne nuk bëjmë gjëra për inat të fqinjit tanë verior, ne bëjmë gjëra për shkak se e duam vendin tonë... Do të kemi investime edhe më të mëdha në mbrojtje, angazhim edhe për ndërmarrjet tjera", tha Kurti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe njëherësh kandidati për deputet Glauk Konjufca ka thurur lavde për rritjen ekonomike të vendit dhe luftimin e korrupsionit gjatë katër vjet qeverisje.

Kryetarja e Alternativës, njëherësh kandidate për deputete, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se asnjë rrugëtim për forcimin e demokracisë nuk është i lehtë, por këtë do ta realizojnë me mbështetjen e popullit.

Ndërsa, kryetarja e Guxo, njëherësh kandidate për deputete, Donika Gërvalla tha se me Vetëvendosjen në pushtet u ka ardhur fundi kriminelëve si Milan Radoiçiq.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025