Rama: Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda vitit 2030
Lajme
Lexohet për: 1 min.
rama-151024
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është zotuar se brenda vitit 2030 Shqipëria do të jetë gati për Bashkimin Evropian.

Këtë deklaratë kryeministri Rama e bëri në Luksemburg, duke shtuar se janë të përkushtuar ndaj BE-së.

Kryeministri Rama në një prononcim për media para konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së u shpreh se nuk kanë hequr dorë kurrë nga Bashkimi Evropian.

Prononcim para mediave pati edhe Peter Szijjarta, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, i Hungarisë i cili tha se do të ishin më të lumtur që të kishim vendet e Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian sidomos Shqipërinë.

Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, do të shërbejë për hapjen e negociatave me BE-në për grup-kapitullin e parë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024