Papa Leoni pritet të vizitojë Sagrada Familias dhe malin e shenjtë të Katalonjës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Papa Leoni pritet të vizitojë Sagrada Familias dhe malin e shenjtë të Katalonjës
PAPA
09/06/2026 - 13:00
Linku u kopjua

Papa Leon XIV do të lidhë më shumë se 1,000 vjet histori të Kishës të mërkurën, kur do të vizitojë një manastir mesjetar në majë të një mali që katolikët vendas e konsiderojnë të shenjtë, dhe më pas do të kremtojë Meshë në bazilikën e famshme Sagrada Familia në Barcelonë.

Montserrat, një udhëtim i shkurtër me makinë nga qyteti i ndjekur nga një ngjitje e pjerrët, është shumë i dashur për popullin katalanas në verilindje të Spanjës. Çdo vit, rreth 2 milionë vizitorë udhëtojnë drejt këtij kompleksi, i cili përfshin një abaci benediktine të shekullit të 11-të dhe një bazilikë të shekullit të 16-të. Statuja e tij e “Zonjës së Zezë”, e cila sipas studimeve fillimisht ka qenë e bardhë, por është errësuar nga shekuj tymi dhe temjani dhe më pas është lyer me ngjyrë të zezë, është objekt adhurimi për shumë besimtarë.

Por për shumë katolikë që e ndjekin nga larg — dhe veçanërisht për jo-katolikët — kulmi i udhëtimit shtatëditor të Papës së lindur në Çikago në Spanjë do të jetë mesha e mbrëmjes në Sagrada Familia, Bazilika e Familjes së Shenjtë, në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së arkitektit të saj, Antoni Gaudi. Leo do të flasë pothuajse vetëm spanjisht gjatë vizitës, me disa deklarata edhe në katalanisht.

Sipas Associated Press, kjo vizitë tregon balancimin e tij mes ruajtjes së traditave të lashta fetare në një vend ku besimi po zbehet, dhe njëkohësisht përpjekjes për të arritur një audiencë globale nga një bazilikë që sot është më shumë atraksion turistik sesa vend adhurimi, transmeton  KosovaPress. Megjithatë, të dyja vendet kanë një lidhje të përbashkët që edhe disa vendas nuk e njohin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026