Shqipëri, strukturat e emergjencave civile kalojnë në gatishmëri pas tërmeteve në Greqi
Lexohet për: 1 min.
3t32
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka kaluar në gatishmëri të gjitha strukturat e emergjencave civile për shkak se tërmeti që sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

“Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate” shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në Shqipëri e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me fuqi 5.6 sipas shkallës Rihter./OraNews/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025