Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë dështon zyrtarisht, pasi që asnjë grup parlamentar nuk depozitoi kandidatë çka do të thotë se në seancën e kësaj të hëne raundi i tretë do të ezaurohet pa emra.
Bisedimet ndërmjet pozitës dhe opozitës nuk prodhuan asnjë rezultat. Shumica parlamentare i qëndroi vendimit për të mos depozitar asnjë kandidaturë nën argumentin se deri në raundin e tretë kjo është një e drejtë ekskluzive e opozitës, por demokratët në parlament nuk ndryshuan qasje duke e cilësuar këtë ftesë si të pa sinqertë.
Agjenda e socialistëve është programuar që më parë ku pritet që pas djegies të raundit të tretë të mbledhin kryesinë ku do të bëjnë publik edhe emrin që do të çojnë për votim si President i ri i Republikës./A2