Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, mbi 20 të vdekur e dhjetëra të plagosur
Dëgjoje me zë...
Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, mbi 20 të vdekur e dhjetëra të plagosur
21 persona kanë mbetur të vdekur dhe ndërsa 61 janë plagosur, si pasojë ë një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës.
Shpërthimi në uzinën e fishekzjarrëve Huasheng ndodhi rreth orës 16:40 sipas orës lokale të hënën, në qytetin Liuyang, duke bërë që ekipet e shpëtimit të evakuojnë të gjithë ata që ndodhen brenda një rrezeje prej 3 km nga impianti.
Autoritetet vendosën gati 500 persona për të kryer operacione kërkim-shpëtimi dhe për të trajtuar të plagosurit, ndërsa robotët u përdorën për të ndihmuar në gjetjen e atyre që ishin bllokuar brenda ndërtesës, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Policia, e cila po heton shkakun e shpërthimit, ka marrë “masa kontrolli” kundër personit përgjegjës për kompaninë e fishekzjarrëve, raportoi media shtetërore kineze.
Autoritetet thanë se dy depo baruti brenda zonës së fabrikës përbënin një rrezik të lartë mes përpjekjeve të shpëtimit.