Shpërndarja e Kuvendit, Kurti nuk e komenton vendimin e Osmanit në Prekaz
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shpërndarja e Kuvendit, Kurti nuk e komenton vendimin e Osmanit në Prekaz
AlbinKurti
06/03/2026 - 10:48
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka komentuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, raporton KosovaPress.

Para mediave, gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Kreu I ekzekutivit tha se vendimin e Osmanit nuk e komenton në Prekaz.

Sipas tij, do të ketë mjaftueshëm kohë që për këtë çështje të përgjigjet në Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje veçse ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media në ora 12:30. Ndërsa kryeministri Kurti tha se do të ketë edhe aktivitete tjera në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

“Sot është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së në ora 13:00. E kemi edhe një ekspozitë në hollin e Kuvendit, pastaj në ora 19:00 e kemi akademinë përkujtimore, për të gjitha çështjet e politikës ditore do të mund të flas dhe t’iu përgjigjem nga Prishtina”, ka thënë ai.

Presidentja Vjosa Osmani sot (e premte) ka njoftuar se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, siç tha ajo, pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026