Shpërndahen mjete mbrojtëse për gazetarët
Lexohet për: 1 min.
AGK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot, është bërë shpërndarja e mjeteve mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri, të dhuruara nga FPU dhe RSF – me ndërmjetësimin e zyrtares ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari.

Mjetet mbrojtëse, jelekë antiplumb, helmeta dhe pakoja e ndihmës së parë, janë shpërndarë te 20 medie (televizione dhe portale), që kanë raportuar nga pjesa veriore e Kosovës.

Shpërndarja e këtyre mjeteve mbrojtëse u bë në Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët e së cilës treguan gatishmëri dhe bashkëpunim të mirë gjatë gjithë procesit, në koordinim me zyrën përkatëse në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas nevojës, AGK-ja, do të vazhdojë të kërkojë mbështetje të kësaj natyre nga organizatat partnere ndërkombëtare.

Sulmi në Banjska, deputetja Tabaku kërkon t’i vendosen sanksione Serbisë - KosovaPress

​Shaheen: Autorët e sulmit në Banjska duhet të mbahen përgjegjës - KosovaPress

Bastisje në veri lidhur me rastin Banjska - KosovaPress


Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025