Policia e Kosovës mbyll një objekt që funksiononte si zyrë tatimore në veri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
objekti veri
2 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka mbyllur një objekt në veri të Mitrovicës, i cili sipas informacioneve ka funksionuar si zyrë tatimore - degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. Ai ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.

“Rreth orës 9 kemi hyrë në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksionuar si zyrë tatimore [si degë e  Ministrisë së Financave të Serbisë]. Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tone, dhe pas konsultimit me prokurorin, njerëzit që janë hasur aty janë larguar nga ai vend, dhe ajo ndërtesë është mbyllur deri në verifikim të plotë të fakteve”, ka thënë Elshani derisa ka theksuar se rasti hapet dhe hetohet si falsifikim i dokumenteve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025