“Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, mbi 1700 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, mbi 1700 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizaj
Policia e Kosoves - automjeti - arkiv - ilustrim
02/07/2026 - 09:22
Linku u kopjua

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar kontrollet në trafik gjatë muajit qershor, duke shqiptuar gjithsej 1744 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke tejkaluar kufizimet e lejuara të shpejtësisë.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton “Mos e mat jetën me kilometra në orë”, i cili synon ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për rreziqet që sjell shpejtësia e papërshtatshme në komunikacion.

Po aty, Policia nënvizon faktin se tejkalimi i shpejtësisë mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, duke rrezikuar jetën e shoferëve, pasagjerëve dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Në apelin drejtuar qytetarëve,  policia e Ferizajt iu bën thirrje shoferëve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të përshtatin ngasjen me kushtet e rrugës.

“Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026