Shoqëria civile nga Kosova dhe Serbia, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, u bashkun në thirrjet për pjesëmarrje më të madhe të grave në procesin e normalizimit. Nënshkruesit, gjithashtu shprehën shqetësimet e tyre për dështimin e përfshirjes së konsideratave specifike gjinore në marrëveshjet e ndryshme të dialogut dhe në veçanti, në marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, këtë 8 Mars, siç u bë e ditur në komunikatën e organizatës joqeveritare, Peaceful Change initiative – PCi (Nisma për ndryshim paqësor), poshtë-nënshkruarit bënë thirrje që më shumë zëra të grave të përfshihen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, u potencua se nëse gratë vazhdojnë të përjashtohen nga procesi i normalizimit, atëherë kjo do të jetë në dëm të Kosovës dhe të Serbisë.
“Gratë dhe grupet e grave – qoftë nga shoqëria civile, biznesi, politika, akademia, apo gjetiu – sjellin aftësi dhe njohuri të veçanta që shkojnë në dobi të procesit të gjithëmbarshëm të ndërtimit të paqes. Po ashtu, zërat e tillë janë jetik për qëndrueshmërinë afatgjate të çdo marrëveshjeje të arritur mes Serbisë dhe Kosovës. Nëse gratë vazhdojnë të përjashtohen nga procesi i normalizimit, atëherë kjo do të jetë në dëm si të Serbisë, ashtu edhe të Kosovës, dhe në të vërtetë në dëm të synimeve të shprehura të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij.”, u bë e ditur tutje në komunikatë.
AKTIV
Belgrade Centre for Security Policy (BCSP)
Community Building Mitrovica (CBM)
Centar for Democracy and Education – Valley
European Movement in Serbia
Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
Dr. Jelena Lončar, Academic
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë
Livrit Presevo
Media Center Caglavica
New Perspektiva
NGO Be active 16
Radio Gorazdevac
Radio Astra
Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
TV Prizreni
Violeta Haxholli, Kosova Democratic Institute
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians
Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS)
Youth Initiative for Human Rights – Serbia (YIHR Serbia)