Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqëria Lëvizja bëjnë homazhe në Prekaz
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqëria Lëvizja bëjnë homazhe në Prekaz
sadiku foto
05/03/2026 - 18:20
Linku u kopjua

Në kuadër të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës dhe Shoqërisë Lëvizja bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për të nderuar sakrificën e familjes Jashari.

Kryetari i Shoqatës së Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefik Sadiku, tha se 5 Marsi përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e luftës për liri të popullit shqiptar.

“5 Marsi është kurora e rrugës së lirisë kombëtare shqiptare, që dha një kushtrim se ky popull nuk mund të shfaroset, asnjëherë të dorëzohet i gjallë te armiku. 5, 6 dhe 7 marsi ishte dita që lëshoi këtë kushtrim nga komandanti legjendar Adem Jashari, Hamëz Jashari, Shaban Jashari, Osman Geci, daja i tij dhe gjithë të tjerët, të cilët u sakrifikuan dhe nuk hoqën dorë prej rrugës së lirisë. Me punën e tyre, luftën e tyre paraprake dhe me sakrifikimin e tyre ishte bindja e njerëzimit se shqiptarët e meritojnë lirinë, jo vetëm që e meritojnë, por kanë me e fitue. Këta ishin flamurtarë, do të thotë, të këtij kushtrimi të lirisë.”

Ai tha se përfaqësuesit e kësaj shoqate vizitojnë çdo vit Prekazin për të nderuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë.

“Çdo vit vijmë këtu. Ishim së bashku Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës dhe Shoqëria Lëvizja. Vijmë, i vizitojmë edhe pse janë këta shokë, shumica të burgosur, do të thotë që nga fillimvitet e ‘70, ‘80, ‘90. Ne ndihemi shumë krenarë me realizimin e veprës që e bëri Adem Jashari me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ky popull arriti dhe u çlirua nga pushtuesi jugosllavo-serb”.

Duke folur për emocionet që zgjon vizita në Prekaz në këto data përkujtimore, Sadiku tha se ato janë të forta dhe të përziera.

“Normalisht që emocionet janë të përziera. Do të duhej edhe këta ta gëzonin lirinë, mirëpo ata të cilët e duan më së shumti lirinë e paguajnë edhe haraçin, siç i thonë fjalës, më tepër sesa të tjerët. Prandaj, sakrifica e tyre ka kuptimin e madh për ta gëzuar lirinë pjesa tjetër, sidomos gjeneratat e reja, edhe nxënësit, të cilët po i shohim këtu para nesh që janë.

Sadiku tha për Kosovapress në lidhje  me propozimin që Murat Jashari të kandidohet për president, se ideja është e qëlluar, por sipas tij duhet të trajtohet në mënyrë të duhur dhe pa u keqpërdorur politikisht.

“Ka qenë propozim i qëlluar, por do të duhej në mënyra të tjera. Shoqëria Lëvizja dhe shoqëria civile do të duhej të propozojë edhe me qenë të bindur paraprakisht se do të realizohet e assesi politikisht të mos keqpërdoret nga askush. Veprimi i Murat Jasharit ka qenë i arsyeshëm për arsye se ai ka dhënë një prononcim të tillë edhe duhet me e respektu”, tha Sadiku.

Ish i burgosuri politik Skender Shatri nga komuna e Istogut thotë se për të burgosurit vizita në Prekaz mbase është e veçantë.


“... Këtu përzihen emocionet, domethënë unë kam qenë vetë i burgosur politik dhe si i tillë neve kemi pak një ndjenjë pak më të veçantë po besoj që është kështu. Mirëpo, e gjithë ajo periudhë kohore pothuajse nga etapa të ndryshme të historisë, me të burgosur politikë të cilët kanë hedhur farën, ajo farë ka kulmuar me luftën e UÇK-së, me komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë të rënët për lirinë e Kosovës”.

Shatri në lidhje me propozimin që Murat Jashari të bnëhet president mendon se familja Jashari duhte të jetë jashtë politikës.

“Nuk ka qenë, mendoj unë, mendim i drejtë për arsye se familje të tilla si familja Jashari duhet të jenë jashtë politikës dhe unë e pëlqej mendimin e tij dhe normale që nuk do ishte dashur edhe nuk duhet të përfshihet në jetën politike”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026