Shoqata e Prokurorëve të Kosovës përmes një reagimi shprehë shqetësimin e saj në vazhdën siç thuhet “sulmeve dhe shpifjeve që po bëhen në adresë të prokurorëve”.
Shoqata e Prokurorëve i ka quajtur shpifjeve dekalrimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati lidhur me punën e prokurorëve
Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën linçuese dhe stigmatizuese të përdorur nga ministri Hekuran Murati dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese, stigmatizuese dhe mbi të gjitha shpifëse janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Krasniqi por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Kosovës.
Ndërkaq, gjatë ditës ministri Hekuran Murati ka shkruar në Facebook se Prokuroria Speciale nuk e ka mision luftimin e krimit, por mbrojtjen e kastës së vjetër kriminale.
Dje (e premte), policia ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një afarist, nën dyshimet për kepërdorime me rezervat shtetërore.
Ministrja Hajdari është deklaruar më pas dhe ka thënë se nuk ka dyshime për dy zyrtarët. Ajo ka deklaruar se janë mbi 20 lëndë që si ministri i kanë dorëzuar tek institucionet e drejtësisë dhe sipas saj qe dy vjet nuk ka pasur asnjë zhvillim për këto lëndë.