Shoqata e Industrisë së Qumështit kërkon sqarime për inspektimin në VITA: Të publikohet dokumentacioni
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shoqata e Industrisë së Qumështit kërkon sqarime për inspektimin në VITA: Të publikohet dokumentacioni
VIta1
03/07/2026 - 15:34
Linku u kopjua

Shoqata e Industrisë së Qumështit e Kosovës ka reaguar pas inspektimit të zhvilluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Qumështoren VITA, duke kërkuar sqarime publike nga institucionet përgjegjëse lidhur me mënyrën e zhvillimit të kontrollit.

Në reagimin e saj, shoqata thekson se mbështet plotësisht zbatimin e ligjit dhe kontrollet zyrtare që synojnë garantimin e sigurisë ushqimore, por nënvizon se çdo inspektim duhet të realizohet me profesionalizëm, transparencë dhe në përputhje të plotë me procedurat ligjore.

Shoqata i ka bërë thirrje ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, si dhe kryeshefit ekzekutiv të AUV-së, Bekim Hoxha, që të sqarojnë publikisht se kush mori pjesë në inspektim, cilët ishin inspektorët e autorizuar, nëse janë respektuar procedurat për marrjen dhe analizimin e mostrave, si dhe arsyen e angazhimit të një numri të madh të stafit gjatë kontrollit.

Sipas Shoqatës së Industrisë së Qumështit, besueshmëria e sistemit të kontrollit ushqimor ndërtohet mbi paanshmërinë dhe respektimin rigoroz të ligjit.

Shoqata thekson se industria do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet në çdo kontroll të ligjshëm dhe profesional, por njëkohësisht do të mbrojë të drejtat e operatorëve ekonomikë në rastet kur ka dyshime për mosrespektim të procedurave.

Në fund të reagimit, shoqata u ka bërë thirrje institucioneve që të publikojnë dokumentacionin përkatës dhe të garantojnë transparencë të plotë për këtë rast, me qëllim ruajtjen e besimit të qytetarëve në sistemin e kontrollit ushqimor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026