Shkurte Fejza ndez atmosferën, Haradinaj: Zëri që frymëzon kombin
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte ishte një natë e veçantë në nderim të ikonës së muzikës shqipe Shkurte Fejza, në 50-vjetorin e karrierës.

Shkurte Fejza nga kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është vlerësuar jo vetëm një artiste e madhe, por edhe një frymëzuese e atdhedashurisë për shumë gjenerata.

“Me zërin e saj të jashtëzakonshëm, këndoi për lirinë dhe për krenarinë e të qenit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook duke falënderuar Shkurte Fejzën për të gjitha këngët dhe emocionet e dhëna ndër vite.

Koncerti “Shkurte Fejza - 50 vjet Zëri i Kombit” u mbajt me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në organizim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024