Shkon në dy bilanci i të vrarëve në Klinë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Ka vdekur edhe personi tjetër i plagosur, duke shkuar kështu bilanci në dy të vrarë nga të shtënat me armë zjarri sot pasdite në Klinë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për KosovaPress se personi tjetër i plagosur në këtë rast, motivet e të cilit ende nuk dihen, është dërguar në Spitalin rajonal Pejë pa shenja jete, gjë të cilën e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Incidenti me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 17:17 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”. Fillimisht është raportuar për një të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

Në lidhje me rastin është një person i arrestuar, ka bërë të ditur Gashi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024