Shkelzen Kastrati 44 – Nga shërbimi mes njerëzve, drejt përgjegjësisë institucionale
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shkelzen Kastrati 44 – Nga shërbimi mes njerëzve, drejt përgjegjësisë institucionale
Shkelzen kasatrati
25/05/2026 - 21:42
Linku u kopjua

Kandidati i PDK-së për deputet Shkelzen Kastrati, duke vënë në dukje se për shumë vite ka rrugëtuar krah humanistit të madh, Halil Kastratit, në shërbim të atyre që kishin më së shumti nevojë, thekson se pikërisht nga kjo përvojë, po kalon në një fazë të re të përgjegjësisë: kandidimin për deputet, jo për të ndryshuar drejtimin, por për ta zgjeruar ndikimin në të mirë të komunitetit.

Postimi i plotë:

Këtë hap nuk po e nis nga politika, por nga një rrugëtim i gjatë njerëzor. Për shumë vite kam rrugëtuar krah humanistit të madh, Halil Kastratit, në shërbim të atyre që kishin më së shumti nevojë. Aty ku sfidat ishin reale, ku dhimbja ishte e prekshme dhe ku ndihma nuk priste fjalë, por veprim.

Falënderim dhe mirënjohje për besimin e dhënë ndaj meje i nderuar Halil Kastratit.

Ky rrugëtim më mësoi se përgjegjësia ndaj njeriut nuk është momentale, por e vazhdueshme. Më mësoi se besimi fitohet me përkushtim dhe se shërbimi i sinqertë kërkon guxim për të marrë barrë më të madhe kur koha e kërkon.

Sot, pikërisht nga kjo përvojë, po kaloj në një fazë të re të përgjegjësisë: kandidimin për deputet. Jo për të ndryshuar drejtimin, por për ta zgjeruar ndikimin në të mirë të komunitetit. Jo për të lënë pas atë që kam bërë, por për ta çuar përpara në nivel institucional, aty ku vendimet marrin formë dhe përgjegjësia bëhet ligj.

Marrja e mandatit për mua është obligim moral dhe profesional për të përfaqësuar qytetarin me ndershmëri, për të shtyrë procese që i shërbejnë komunitetit dhe për të qenë zë i atyre që shpesh nuk dëgjohen.

Sot jam në listë me numrin 44.

Me përvojë, me përgjegjësi dhe me bindjen se shërbimi ndaj njerëzve vazhdon tash edhe përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026