Njësia e Trafikut Rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor Stanovc kanë identifikuar një shofer i cili në zonën e kufizimit 80 km në orë po zhvillonte shpejtësi prej 144 km në orë. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë 300 euro, tri pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik prej tre muajve në territorin e Kosovës. Ndryshe, nga data 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore.
Në pjesën e dënimeve për tejkalim të shpejtësisë sipas ligjit të ri parashikohet 20 euro gjobë për tejkalim të shpejtësisë nga 5 - 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, 40 euro për tejkalim të shpejtësisë nga 10 - 20 km/h, 60 euro për tejkalim të shpejtësisë nga 20 - 30 km/h, 200 euro plus tre muaj ndalim i drejtimit të mjetit plus tri pikë negative për tejkalim të shpejtësisë nga 30 - 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, 300 euro plus 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit plus tri pikë negative për tejkalim të shpejtësisë nga 50 - 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar, 400 euro plus 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit plus 4 pikë negative - për tejkalim të shpejtësisë nga 70 - 100 km, 500 euro plus 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit plus 5 pikë negative për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.