Shkarkimi i Abdixhikut, Haziri: Do të shqyrtohet sipas procedurave të LDK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shkarkimi i Abdixhikut, Haziri: Do të shqyrtohet sipas procedurave të LDK-së
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kërkesa për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pas dorëzimit të nënshkrimeve nga disa anëtarë të partisë, do të trajtohet në përputhje me procedurat e brendshme dhe Statutin e LDK-së.
Haziri tha se kërkesa për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm është trajtuar në rrugë procedurale dhe proceduralisht këtë çështje e trajton sekretariati i partisë teksa i pyetur për mundësinë e shkarkimit të Abdixhikut, Haziri tha se pyetja është paragjykuese
“Është trajtuar në rrugë procedurale. Proceduralisht e trajton sekretariati, sipas normave të brendshme politike. Unë besoj se kjo është një çështje që statuti i LDK-së e ka rregulluar dhe LDK-ja di ta vetëmenaxhojë të gjithë këtë proces politik, nga i cili ne do të dalim më mirë në fund. Po paragjykoni, po na gjykoni përmes pyetjeve”, u shpreh ai.
Më tej, Haziri tha se kërkesat politike nuk trajtohen përmes procedurave, por shtoi se rregullat do të respektohen plotësisht.
I pyetur nëse janë verifikuar nënshkrimet e dorëzuara, nënkryetari i LDK-së sqaroi se kjo mbetet përgjegjësi e sekretariatit.
“Çështjen e verifikimit sekretariati e kryen me kohë, i verifikon dhe ia dorëzon kryesisë” shtoi Haziri.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.