Shfaqet një emër i ri për postin e trajneri të Milanit
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Marcelo Gallardo është kandidati i ri për postin e Milanit, pasi raportohet se ata e kanë kontaktuar me të pasi ai u nda me skuadrën arabe Al Ittihad. Kuqezinjtë vazhdojnë kërkimin për një trajner të ri, pasi Stefano Pioli pritet të shkarkohet në verë.

Sipas “Sky Sport Italia”, një emër i ri në listë është Gallardo, pasi 48-vjeçari argjentinas do të ndahet me Al Ittihadin në Arabi, përcjellë KosovaPress.

Ndërsa disa raporte tregojnë se ky është një vendim i ndërsjellë, analisti argjentinas i futbollit Cesar Luis Merlo këmbëngul se Gallardo ishte informuar se ai ishte shkarkuar.

Sido që të jetë situata, fakti mbetet që Gallardo është një trajner i lirë dhe drejtorët e Milanit e thirrën për të kërkuar disponueshmërinë e tij.

Nuk është hera e parë që argjentinasi përmendet si një kandidat potencial për kuqezinjtë, pasi ai ishte edhe në listën shumë të gjatë të siguruar nga “La Gazzetta dello Sport” disa javë më parë.

Favoriti tani për tani është Sergio Conceicao, i cili fillimisht duhet të ndërpresë kontratën me Porton, gjë që mund të bëhet sepse është nënshkruar nga presidenti i mëparshëm dhe nuk vlen më.

Paulo Fonseca është një tjetër opsion, megjithëse ai duket se është më afër Olympique Marseille.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024